INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajti opozitën hata, Paloka i përgjigjet Ramës: Paratë e drogës nuk janë vetëm tek Tahiri

E quajti opozitën hata, Paloka i përgjigjet Ramës: Paratë e drogës nuk janë vetëm tek Tahiri

Publikuar më: 14:35 28-04-2018

Pas fjalës së mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS ku Edi Rama nuk la pa përmendur edhe opozitën, ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së EDi Paloka.

Në një postim në rrjetin social facebook ai shprehet se Rama duhet t'i hapë rrugën Shqipërisë duke arrestuar Saimir Tahirin.

Duke iu përgjigjur fjalës së Ramës Paloka shkruan se paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit por edhe të Ramës.

Postimi i Plotë i Palokës

Mbasi harxhoi gjithe javen duke share dhe sulmuar politikanet gjermane, pastaj duke akuzuar e ofenduar muslimanet shqiptare si ekstremiste qe mund te shperthejne, Edi Rama e mbylli javen duke sulmuar sot per dy ore opoziten.
Kur te gjithe prisnin qe me kthimin nga Gjermania, Rama te hapte rruge e te lejonte arrestimin e Saimir Tahirit per t’i hapur keshtu rrugen Shqiperise per ne Europe, ai beri te kunderten. Rama tregoi se pranon te ndeshkohet Shqiperia, por kurre Tahiri. Arsyeja kuptohet dhe eshte e thjeshte madje e thene dhe me gojen e Tahirit: Parate e droges nuk jane vetem ne xhepat e Tahirit por edhe ne ata te Rames.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030190944671631