INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për romancën

E pyesin për romancën "The Weeknd-Selena", Justin Bieber çorientohet [VIDEO]

Publikuar më: 18:12 15-01-2017

Pas fansave dhe Bella Hadid, një ndër personat që u shokua nga romanca mes The Weeknd dhe Selena Gomez, me siguri do të ketë qenë edhe Justin Bieber. Dhe është e paevitueshme që kushdo e do një përgjigje nga ai në lidhje me dashurinë më të re në showbiz.

Mirëpo këngëtari kanadez nuk ka asgjë për të thënë për këtë, të paktën për sajtin e njohur TMZ.

Bieber ishte i shoqëruar nga Patrick Schwarzenegger mbrëmjen e së shtunës në “Catch” dhe ndërkohë që po largohej, ai u çorientua kur fansat filluan t’i kërkojnë për të bërë foto, saqë për një moment ngatërroi rrugën. Sigurisht që hezitoi të përgjigjet për romancën Abel Tesfay-Selena Gomez!

Hey Justin, makina është në të majtë!

Article Logic
Execution time: 0.0032658576965332