INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin nëse i thërret Sali dhe Liri Berishën babi dhe mami, Armina Mevlani përgjigjet kështu[FOTO]

E pyesin nëse i thërret Sali dhe Liri Berishën babi dhe mami, Armina Mevlani përgjigjet kështu[FOTO]

Publikuar më: 07:40 17-04-2018

Është pjesë e traditës së shoqërisë shqiptare që shpesh njerëzit kur martohen i thërrasin prindërit e bashkëshort-es/it mami dhe babi.

Po Armina Mevlani a i thërret babi dhe mami Sali dhe Liri Berishën?

Mbrëmjen e djeshme blogerja ishte e ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Pan” dhe si shumë të ftuar të tjerë edhe Armina nuk u shpëtoi pyetjeve ngacmuese të fëmijëve në panel.

Një ndër pyetjet interesante të fëmijëve ishte se a u thërret mami dhe babi vjehrrës dhe vjehrrit.

“Është një traditë që e respektoj, por gjithmonë u kam thirrur me emra Lili dhe doktori”, tha ajo.

Ndër të tjera Armina foli edhe për marrëdhënien e ngushtë me ish-kryeministrin Berisha dhe bashkëshorten Lili. Ajo u shpreh se Berisha gjithnjë e ndjek në daljet e saj televizive dhe merr këshilla nga ai. Ndërsa theksoi raportin e ngushtë që ka me Lilin, e cila e mëson për shumë gjëra, siç u shpreh ajo.

cfh_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003460168838501