INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin nëse i ka bërë presion Saimir Tahiri, ja si përgjigjet kryeministri Rama, flet edhe për çështjen Doshi [FOTO]

E pyesin nëse i ka bërë presion Saimir Tahiri, ja si përgjigjet kryeministri Rama, flet edhe për çështjen Doshi [FOTO]

Publikuar më: 22:10 19-04-2018

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën aktuale të ish ministrit Tahiri i cili i kthye sot në Kuvend. I pyetur nga Sokol Balla nëse i është bërë presion nga ai, Rama tha që i vjen për të qeshur, sepse e njeh mirë atë.

“Nuk kam batutë për ata që janë rritur nën hijen time. Është diclka që më bën për të qeshur që Saimir Tahiri më bën presion, apo dikush tjetër. Nuk besoj se ka në këtë histori lidhje presioni. Unë e njoh mirë dhe e di si funksionon dhe e di mirë që nuk është njeriu që përdor të tilla metoda që përdorin ata që e komentojnë. Sinqerisht më vjen për të qeshur”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjithashtu se u surprizua nga vendimi i cili ndalon deputetin Tom Doshi hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Rama tha se për këtë çështje nuk ka informacione më shumë.

“U suprizove dhe jam i keqardhur. Nuk kam ç’them se skam informacion më shumë”, deklaroi Rama në ‘real Story’.

Rama tha gjithashtu se është i keqardhur edhe nga vendimi i DASH për t’i ndaluar hyrjen në SHBA edhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

rd.png

Article Logic
Execution time: 0.004364013671875