INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin nëse e dashura u bë xheloze për takimin me Eleni Foureiran, Eugent Bushpepa jep përgjigjen që çdo femër do donte të dëgjonte [FOTO]

E pyesin nëse e dashura u bë xheloze për takimin me Eleni Foureiran, Eugent Bushpepa jep përgjigjen që çdo femër do donte të dëgjonte [FOTO]

Publikuar më: 22:10 16-05-2018

Na bëri të gjithëve krenarë me përfaqësimin e tij dinjitoz në Eurovision dhe tashmë intervistat me Eugentin do të jenë të shumta. Ai ishte i ftuar në “Top shoë” mbrëmjen e sotme ku foli mbi eksperiencën në Eurovision, opinionin mbi performancat e këngëtarëve të tjerë e votimin.

Ndër të tjera Eugenti foli edhe për momentin kur u takua me Eleni Foureiran këngëtaren shqiptare që konkurroi për Qipron.

I pyetur nëse e dashura u bë xheloze për Eleni Foureira-n, ai u shpreh se përkundrazi ato u bënë shoqe.

“S’kishte pse të bëhej. Eleni ishte një vajzë e bukur, me fizik shumë të mirë, por jo për shijet e mia. Shijet e mia i kam në krahë.- u shpreh ai për vajzën me të cilën bashkëjeton prej disa vitesh. Tek më ka pëlqyer thjeshtësia, shpirti dhe aparenca e saj.”

Nuk mund të mungonte as pyetja e famshme, nëse do të kemi apo jo ndonjë dasmë prej tij në horizont.

“Po, do të martohem! Më shumë se dasmë do bëj një darkë me njerëzit më të afërt. Nuk jam tip dasmash.”- përfundoi ai.

genti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441