INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin a flet Kim Kardashian shqip? Grimieri shqiptar Mario çudit me përgjigjen e tij [FOTO]

E pyesin a flet Kim Kardashian shqip? Grimieri shqiptar Mario çudit me përgjigjen e tij [FOTO]

Publikuar më: 22:55 27-01-2018

Ai është një ndër grimierët më të famshëm në botë. I preferuari i motrave Kardashian-Jenner, i Eva Longoria, Demi Lovato, Megan Fox dhe shumë personazheve të njohur të shoëbiz-it ndërkombëtar. Nëse e mbani mend, video e tij me Kim Kardashian, “Sa bukur Mario, marshallah shumë bukur”, u bë hit në internet, por së fundmi , “makeup artisti” me prejardhje shqiptare ishte i ftuar në eventin madhështor

“ODA” i organizuar disa ditë më parë në Pallatin Presidencial bëri bashkë personazhe të njohur shqiptarë.

Ai foli shqip gjatë eventit dhe tregoi se nëna e tij ka folur gjithnjë shqip në shtëpi. Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Mario tregon se nuk i ka mësuar Kim Kardashianit të shajë në gjuhën tonë, pasi kur mërzitet me të e shan në shqip.

“E shaj kur mërzitem dhe nuk dua që ajo të dijë se çfarë i them”, tha grimieri.

sabukur.png

Article Logic
Execution time: 0.0038058757781982