INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“E premtja e zezë”, sot uljet e çmimeve rekord në histori[VIDEO]

“E premtja e zezë”, sot uljet e çmimeve rekord në histori[VIDEO]

Publikuar më: 13:44 24-11-2017

E premtja e zezë njihet si data kur dyqanet bëjnë “namin” me uljet e çmimeve.

Së fundmi kjo ka ndodhur në Britaninë e Madhe dhe Amerikë ku dyqanet kanë hapur një “sfidë” ndërjmet tyre se kush i ulë më shumë çmimet me rastin e festës së “Të premtes së zezë”.

Ky parashikohet që të jetë viti me uljet më të mëdha të ndodhura ndonjëherë, por edhe viti i shpenzimeve më të mëdha.

Vetëm në Britani, parashikimet janë që në katër ditë të shpenzohen rreth 8 miliardë paundë, një shifër më e lartë se ajo e vitit të kaluar. Ndërsa në SHBA kjo shifër pritet të shkojë në 20 miliardë dollarë.

Uljet janë të mëdha, sidomos në sektorët e rrobave dhe materialeve elektrike, ku variojnë nga 30 deri në 70 për qind.

Analistët e interpretojnë këtë si frikë të dyqaneve nga konkurenca e platformave online, veçanërisht Amazon.

Shikoni se çfarë bëjnë njerëzit për të blerë…

 

 

 

E 'Premtja e zezë? E doni edhe në Shqipëri një ditë të tillë? ?? #INTvAlbania #InstaVideo

A post shared by IN Tv - IN Radio105.7 -intv.al (@intvalbania) on

Article Logic
Execution time: 0.0042359828948975