INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritura ndodhi, Ermal Mamaqi i zë vendin Alketa Vejsiut...[FOTO]

E papritura ndodhi, Ermal Mamaqi i zë vendin Alketa Vejsiut...[FOTO]

Publikuar më: 09:48 26-12-2017

Në mes të emocioneve të shumta në mbrëmjen e djeshme të spektaklit “Dance With Me 3” nuk kanë munguar edhe surprizat.

Si asnjëherë më parë në skenë nuk është shfaqur Alketa Vejsiu por Ermal Mamaqi duke i shtangur spektatorët.

"Do thoni ju po unë ç'dua këtu. U zimë me Alketën. Ajo mendonte se unë nuk e përballoja dot këtë skenë. Do vija si i ftuar. Alketa tha: 'O unë, o ai", tregoi Ermali.

"I thashë Alketës ik se e prezantoj unë. S'më mban shumë inati dhe i çova një bakllava. 'Dua gjithë tepsinë' më tha. I çova lule, 'dua buqetë' më tha, si përfundim i këndova një këngë. Kënga bën mrekullira", tha Ermali dhe në skenë doli Alketa.

Dy moderatorët kënduan një këngë dhe më pas ndanë disa batuta me njëri-tjetrin për faktin që i kanë studiot afër.

Por në fund dhanë edhe një mesazh për të gjithë që kushdo mund t'i arrijë gjërat që do në jetë.

aoeru_9023.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602