INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritur! Enca i shkruan në anglisht Bebe Rexhës, ajo ia kthen shqip [FOTO]

E papritur! Enca i shkruan në anglisht Bebe Rexhës, ajo ia kthen shqip [FOTO]

Publikuar më: 16:27 29-06-2017

Edhe njëherë Bebe tregon se gjuha shqipe për të ka rëndësi të madhe…

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombetare Bebe Rexha edhe njëherë tregon se e do gjuhën shqipe dhe është krenare për origjinën e saj. Siç e kemi parë kohët e fundit, Bebe ka filluar të mos vendosë më paruket e saj të gjata, dhe të qendrojë me flokët e saj natyrale dhe të shkurta. Ajo pak me parë ka qenë në ‘Live Video’ në Instagram dhe pyeste ndjekësit e saj sesi dukej më mirë, me flokë të gjatë apo me flokët e shkurta. Dhe një ndër personat që po e ndiqnin Beben në ato moment ishte edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Enca, e cila komentoi dhe dha mendimin e saj, dhe u shpreh në anglisht kështu: “Ti dukesh e bukur sidoqoftë” por ajo që habiti ishte përgjigjia e Bebes, e cila për një moment nuk e dinte si lexohej emri i Encës dhe u shpreh në shqip kështu: “Faleminderit Enka apo është Enca (duke pyetur menxheren e saj), faleminderit zemër!”, shkruan intv.al. Me siguri Enca do jetë ndjerë mirë nga fjalët e Bletës. Por duhet thënë se Enca është një ndër këngëtaret e preferuara shqiptare të Rexhës pasi vetë ajo ka shpërndarë këngën “Bow Down” të Noizyt dhe Encës në Snapchat duke thënë se për të ishte kënga e ditës. Sa bukur kur dëgjon vajzat shqiptare me famë nderkombëtare të flasin shqip dhe të jenë krenare prej nga janë./intv.al/

bebe_live.png

Article Logic
Execution time: 0.0032241344451904