INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme! S4MM qenka fejuar dhe ne nuk dinim asgjë?! [FOTO]

E pabesueshme! S4MM qenka fejuar dhe ne nuk dinim asgjë?! [FOTO]

Publikuar më: 09:13 14-08-2019

S4MM është një nga reperët më të njohur të momentit, i cili numëron disa hite në tregun muzikor shqiptar, por edhe bashkëpunime të ndryshme ku më të suksesshmet mund të përmendin ato me Noizyn.

Ai është i njohur edhe për diss-et që ju bën reperëve të tjerë, por para disa muajsh u përfol në disa media online sikur ka shkuar me pushime në Paris me këngëtaren e talentuar Kanita dhe se ishin duke përjetuar momente të veçanta dashurie.

Por asgjë nuk është kështu edhe pse është munduar ta lërë jashtë interesit të tyre romancën, reperi S4MM duket se nuk ia ka dalë dot, sepse S4MM është i lidhur me një vajzë e cila jeton në Zvicër e quajtur Filis.

640-0-5d51baabbf266.jpg

Këtë gjë e kanë vërtetuar ditën e djeshme disa burime të afërta “Prive” ku me sa duket dyshen e kanë tradhtuar postimet nga i njëjti vend në Instagram, përmes së cilave mund të gjykoni vetë.

68270695_398053214248527_8881157276161802240_n.jpg

68852607_718824688553245_4098022627203874816_n.jpg

69261750_407094539930533_1569285684504559616_n.jpg

Po ashtu ditën e djeshme, menjëherë pas këtij lajmi, Filis ka marrë një vendim e cila ka bërë privat profilin e saj në Instagram si për të thënë se nuk i intereson opinioni publik dhe se jeta e saj private duhet të mbetet e tillë.

Së fundmi, disa burime për “Prive” kanë rrëfyer se S4MM dhe Filis nuk janë thjesht në një lidhje, por janë të fejuar! Madje, burimet kanë treguar foto nga fejesa e reperit, të cilën ai është munduar ta mbajë në fshehtësi të plotë.

DE8112C5-5F5A-423D-8CA8-4E6D8E8D3225.jpeg

Filis shfaqet e veshur me një fustan të kuq sipas zakonit, ndërsa S4MM me një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Çifti është filmuar duke prerë tortën e duke shkëmbyer unazat e fejesës.

E05E9F09-704C-46B2-961A-EC135D5E4D5F.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.002424955368042