INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme! Nuk ishte thjesht një gur, zbulohet kuptimi i gurit të veçantë që i dhuroi Anwar për ditëlindje Dua Lipës [FOTO]

E pabesueshme! Nuk ishte thjesht një gur, zbulohet kuptimi i gurit të veçantë që i dhuroi Anwar për ditëlindje Dua Lipës [FOTO]

Publikuar më: 11:20 23-08-2019

Anwar Hadid dhe Dua Lipa janë një nga çiftet më të reja në shtypin rozë botëror dhe padyshim nga ato që dashurinë e tyre e kanë bërë më publike se askush tjetër, duke ndarë çdo detaj të mundshëm.

Ditën e djeshme, këngëtarja festoi ditëlindjen, e cila mori urime dhe dhurata të ndryshme nga miqtë dhe familjarët e saj. Përmes postimeve ajo kishte zgjedhur që të festonte vetëm me të dashurin e saj, Anwar Hadid në një vend bregdetar.

Anwar i ka blerë një gurë të çmuar dhe shumë të veçantë në nuancat e ngjyrës blu.

-640-0-5d5f0617059ab.jpg

Por, dhurata qenka më e rrallë nga sa menduan të gjithë. Guri në fjalë është një kristal i veçantë i cili quhet Larimar ose ndryshe Guri i Sefillas. Ai është shumë i rrallë dhe mund të gjendet vetëm në një vend të botës, pikërisht në malet mbi Baoruco në Republikën Dominikane.

Guri i Sefillas është një gurë vullkanik dhe thuhet se ka veti shëruese pasi kur ndriçon shëron në një mënyrë fizike, emocionale, mendore dhe shpirtërore.

-640-0-5d5fb8433c8a4.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0031781196594238