INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pa besueshme por e vërtet, imagjinata lehtëson dhimbjen

E pa besueshme por e vërtet, imagjinata lehtëson dhimbjen

Publikuar më: 13:17 07-02-2018

Imagjinata mund të lehtësoj dhimbjen. Ky është zbulimi i fundit që studiuesit e universitetit Leiden të Holandës kanë realizuar.
Teoria mbi të cilën u zhvillua ky studim u bazua mbi efektin palcebo dhe nocebo, e cila shqyrton se si imagjinata në mënyrë pozitive dhe negative ndikon në trupin tonë.
Autorja e studimit, Kaya Peerdeman sqaron se këto dy terma përbëjnë anët e një monedhe.
Efekti Placebo merret me manipulimin e ndjenjave, largimin e energjive dhe mendimeve negative.
Ndërsa efekti nocebo është e kundërta ju sjell në kujtesë personave dhimbjet e së kaluarës dhe kjo sjell një ripërjetimin të ndjenjave negative.
Nëpërmjet këtyre termave ata studiuan vizualisht pjesëmarrësit dhe kuptuan se sa e rëndësishme është imagjinata apo mendimi pozitiv në dhimbjen fizike dhe atë psikologjike.
Pjesëmarrësit u testuan nëpërmjet një kove me ujë të ftohtë dhe akull, para se ata të fusnin duart brenda në të ju kërkua të mendonin se në duart e tyre kanë mbrojtëse kundër temperaturave të ulëta ndërsa grupit tjetër nuk ju kërkua të mendonin diçka të tillë.
Në fund grupi që kishte imagjinuar në mënyrë pozitive kishin përjetuar më pak dhimbje në krahasim me grupin tjetër.
Kaya Peerdeman mendon se së shpejti kjo teknik mund të përdoret dhe tek pacientët për ti ndihmuar ata në lehtësimin e dhimbjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0033268928527832