INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
E mendoni ende dashurinë e parë? 5 faktet që do t’ju habisin!

E mendoni ende dashurinë e parë? 5 faktet që do t’ju habisin!

Publikuar më: 13:05 08-02-2018
Thuhet se dashuria e parë ka shumë ndikim në jetën e njerëzve.
  
Ata mund të gjejnë një partner tjetër në të ardhmen, por askush  nuk e harron kurrë personin e parë që i ka vjedhur zemrën. Nuk duhet të jetë e habitshme, që një ish mund të shfaqet shpesh në ëndrrat tuaja. E megjithatë, sa herë që ndodh, është e tmerrshme. Lind pyetja: Pse jam duke menduar për këtë person? A do të thotë kjo që unë nuk e dua partnerin tim aktual? Sipas intv.al këto janë disa arsye pse ndodhë kjo gjë:
1. Ju dëshironi që ai të pranojë vlerën tuaj
Dashuritë e para janë intensive. Ndarja  juaj e parë ishte një gjë shkatërruese që përfundoi keq. Ju mendoni  për të, si  një përpjekje e pandërgjegjshme për t’u  përmbushur. Nëse ndiheni sikur dashuria juaj e parë nuk ju ka ditur vlerat, tai ndiheni më mirë me veten tuaj. Subkoshienca  juaj dëshiron t'i bëjë ata të kuptojnë se kanë bërë një gabim duke ju braktisur.
2. Ju krahasoni eksperiencat e dashurisë suaj të parë me të tashmen
Nëse, personi që keni dashur dikur ju ka bërë të vuajë, ju ende keni frikë se partneri i momentit mund të bëjë të njëjtën gjë. Ju nuk dëshironi ta mendoni këtë gjë, por ndonjëherë mendja nuk ju lë të qetë dhe shkon pikërisht te dashuria juaj e parë.
3. Thjesht nuk e harroni dot
Nëse ju mendoni për të ende, kjo nuk do të thotë se jeni çmendur. Askush nuk mund të komandojë mendjen, apo zemrën. Janë gjëra që u ndodhin të gjithëve. Mos e mendoni si një tradhëti ndaj personit që jeni të lidhur.
4. Keni ende çështje të pazgjidhura
Ndarja me personin e parë që keni dashur, ju ka bërë të keni ende gjëra të pazgjidhura. Edhe pse ka kaluar kohë, ju mendoni se do dëshironit shumë që këto gjëra të zgjidheshin. Sipas intv.al ju ktheni kokën për të parë se ku ndodheni, por situata duket e pamundur, sepse secili ka krijuar jetën e vet.
5. Keni probleme në lidhjen tuaj 
Si çdo çift edhe ju ndonjëherë kaloni ndonjë krizë. Mendja juaj pa dashur sërish shkon te ish-partneri juaj, më saktësisht të dashuria e parë. Ndoshta ju kujtohen momentet kur kishit probleme si këto që po përjetoni tani.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00081396102905273
    array(1) { ["section"]=> string(65) "e-mendoni-ende-dashurine-e-pare-5-faktet-qe-do-t-ju-habisin-49731" }