INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mahnitshme ngjashmëria mes Natalie Portman dhe Zonjës së Parë të Amerikës [VIDEO]

E mahnitshme ngjashmëria mes Natalie Portman dhe Zonjës së Parë të Amerikës [VIDEO]

Publikuar më: 13:50 06-10-2016

“Jackie”, kështu është quajtur filmi biografik dedikuar jetës së Jacqueline Kennedy, ish zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkëshortja e John Kennedy.

Dhe sigurisht që një rol kaq i rëndësishëm do t’i besohej një emri të madh të kinematografisë siç është fituesja e çmimit Oscar, Natalie Portman. Eshtë publikuar traileri i parë i këtij filmi, i cili është planifikuar të dalë në kinematë botërore këtë dhjetor. Ngjarjet janë të zhvendosura në vitin 1963, fill pas vrasjes së Jonh Kenndey, atëherë kur Jacki ngeli vejushë në moshën 34-vjeçare. Ajo çfare bie më shumë në sy është ngjashmëria e jashtëzakonshme mes aktores Natalie Portman dhe ish zonjës së parë!

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338