INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E lidhur me yllin botëror?! Rita Ora flet për biseksualitetin, pëlqen më shumë meshkujt apo femrat? E zbuloni tani! [FOTO]

E lidhur me yllin botëror?! Rita Ora flet për biseksualitetin, pëlqen më shumë meshkujt apo femrat? E zbuloni tani! [FOTO]

Publikuar më: 12:19 09-09-2019

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka folur për herë të parë në një intervistë për Daily Star Online lidhur me biseksualitetin e saj, duke dhënë më shumë detaje sa i takon preferencave që ka. 28 vjeçarja në një rrëfim të sinqertë për veten tregon se në një lidhje nuk shikon as gjininë dhe as fytyrën, por personin.

Ajo rrëfeu se ka qenë në lidhje si me meshkuj ashtu edhe me femra, pasi ajo vlerëson shumë karakterin e dikujt si elementin kryesor. Gjatë kësaj interviste Rita ka hedhur poshtë gjithashtu edhe zërat për një lidhje të mundshme me këngëtarin Liam Payne, duke konfirmuar se janë vetëm miq të mirë dhe asnjë gjë tjetër.

Rita Ora ka folur përciptazi edhe më parë lidhur me biseksualitetin e saj, sidomos pas publikimit të këngës “Girls”, e cila konsiderohet si kënga që Rita ja dedikoi vetes dhe të vërtetave të saj.

pesh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043630599975586