INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E lexuat? Muaji NËNTOR do të jetë me fat për këto 3 shenja të HOROSKOPIT! Jeni edhe ju?

E lexuat? Muaji NËNTOR do të jetë me fat për këto 3 shenja të HOROSKOPIT! Jeni edhe ju?

Publikuar më: 17:59 02-11-2018

Duket sikur muajt e fundit të vitit 2018-ës fluturojnë, megjithatë, për ata që ju pyesin e janë kureshtarë, këto tri shenja të Zodiakut do të jenë më fatlumet këtë muaj: Gaforrja, Luani dhe Shigjetari. Ka shumë gjëra që do të ndodhin gjatë këtij muaji, por një pjesë nga ju do të ndihen të privilegjuar. Lajme të këqija: Merkuri dhe Venusi do të jenë në pole të ndryshme këtë muaj, megjithatë do t’ju ndihmojnë.

Ka disa arsye pse Luani, Shigjetari dhe Gaforrja do të jenë shenjat më të privilegjuara të këtij muaji:

Gaforrja

Dielli është në Akrep këtë muaj dhe deri më 22 nëntor do të jetë një periudhë mjaft e mirë për ju, e mbushur me lajme nga jeta profesionale, por edhe nga ajo private. Megjithatë, kjo nuk është pjesa më e mirë. Më 8 nëntor, Jupiteri hyn në Shigjetar dhe gjithçka pas kësaj date do të kthehet në favorin tuaj. Kjo energji që do të rrethojë shenjën tuaj është kaq e dobishme, saqë do të sjellë gjithçka të mirë në punë, dhe më e rëndësishmja, mirëqenie në jetën tuaj.

Mërkuri do të kthehet në Shigjetar dhe kjo do të vazhdojë deri më 16 nëntor. E gjithë kjo periudhë e parë e muajit do të jetë e fokusuar në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të arrini objektivat që i keni vendosur vetes. Kjo është koha juaj më e mirë, kështu që realizoni çdo plan që ju del përpara.

Luani

Edhe Luani do të jetë një shenjë me fat gjatë këtij muaji. Sezoni i Akrepave është pothuajse i gjatë dhe, me siguri, edhe ju keni filluar ta ndieni. Plus, Jupiteri në Shigjetar do të fuqizojë edhe shenjën tuaj duke rritur më shumë aktivitetin tuaj, argëtimin dhe romancën. Kjo është shenjë shumë e mirë. Oh, dhe Shigjetari është shenja juaj binjake, kështu që jo vetëm që do të ndieni bekimet e Jupiterit në shenjën tuaj, por energjinë e tyre do ta ndieni në një nivel tjetër thelbësor. Nëse jeni gati për të nisur një projekt të ri ose po kërkoni një romancë tjetër, kjo është periudha juaj.

Shigjetari

A jeni gati për të festuar rikthimin e Diellit në shenjën tuaj? Ose, më mirë akoma, a jeni gati për të bërë një udhëtim me planetin tuaj në Jupiter? Shigjetari, jo vetëm për këtë muaj, por për plot 13 muajt e ardhshëm do të jetë fatlum. Kjo do të jetë periudha më e mirë për të gjithë ju që mezi keni pritur të realizoni projektet profesionale e sidomos për ata që jetën private gjatë këtyre kohëve nuk e kanë pasur pikë të fortë, sipas revistaclass. Dielli do të bashkohet me Jupiterin dhe do të hyjë në shenjën tuaj më 22 nëntor; megjithatë, të gjitha planet që i keni venë vetes gjatë kësaj periudhe do t’i realizoni edhe me ndihmën e Mërkurit.

Article Logic
Execution time: 0.0032668113708496