INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kush është Rihanna para Era Istrefit?! Bëhuni të parët që do dëgjoni HIT-in e ri të yllit shqiptar, para se ta dëgjojë bota! [VIDEO]

E kush është Rihanna para Era Istrefit?! Bëhuni të parët që do dëgjoni HIT-in e ri të yllit shqiptar, para se ta dëgjojë bota! [VIDEO]

Publikuar më: 23:50 07-06-2018

Ok, e pranojmë Rihanna është Rihanna, por Era Istrefi në këngën e saj të fundit pritet të bëjë namin. Këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe vetë site i famshëm, ‘Billboard’. Era ka zbuluar ekskluzivisht për site-in botëror këngën e saj më të re, ‘Prisoner’. Deri më tani nuk ka qarkulluar në asnjë media shqiptare dhe mbase ju jeni të paret shqiptarë që e dëgjoni, të paktën ju që mbase nuk keni hapur artikullin e ‘Billboard’ për ditën e sotme.

Sërish u kthehet ritmeve ‘reggae’ dhe vazhdon të ketë ngjashmëri zëri me yllin nga Barbados, Rihanna, shkruan intv.al

“Jam rritur me reggae dhe kur dëgjova demo-n e ‘Prisoner’, e ndjeva këngën shumë të afërt me mua, më melodinë e mrekullueshme dhe teksti me identifikon mua”, u shpreh Era, duke vijuar se e dashuron ‘reggae’. Por pa humbur kohë, dëgjoni këngën më poshtë dhe siç do e shihni nuk mund të dëgjohet nga të gjithë, por vetëm ata që hapin link-un më poshtë, pra nuk është publike ende./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0027639865875244