INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E Kuqja: Këtë pranverë, luani me ngjyrën e pasionit [FOTO]

E Kuqja: Këtë pranverë, luani me ngjyrën e pasionit [FOTO]

Publikuar më: 12:39 12-04-2018

E kemi përdorur gjatë gjithë dimrit jo vetëm në veshje por edhe në këpucë dhe çizme.

Pasi lamë pas dimrin, ngjyra e pasionit është rikonfirmuar si një nga ngjyrat më ‘in’ në  modë, veçanërisht nuancat e saj më të gjalla. E kuqja është veshur edhe e kombinuar me ngjyra të tjera, në veçanti me rozën.

Nuanca e saj tëndencë për sezonin veror është e kuqja intensive dhe energjike. Nuanca mes ngjyrës së domates dhe qershisë. Nëse e vishni, me siguri nuk do të kaloni pa u vënë re.  Iu shkon si biondeve ashtu edhe bruneve pasi: rrit ngrohtësinë e ngjyrës mesdhetare, tipike për femrat me flokë të errëta, si dhe rrit shkëlqimin e ngjyrave të lehta.

Nëse i hedhim një vështrim të përgjithshëm të kuqes së propozuar nga Versace, duket tepër e bollshme dhe që ju jep mundësi ta kombinoni dhe thyeni me ngjyra të ndryshme.

Një kombinim tipik i sezonit veror të pranverës 2018 është me ngjyrë rozë, sidomos në nuancat e saj më të gjalla. Gjithmonë klasike është përzierja me të zezën, siç është propozuar nga Giorgio Armani, ose përdoret si një element në printime. Për të eksperimentuar, ka edhe hije të errëta, siç është propozuar nga Roberto Cavalli dhe Etro.

abiti-per-matrimonio-nei-toni-del-rosa.jpg

 

unnamed.jpg

red-dress.jpg

rouge_01.jpg

unnamed.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438