INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
E “kryqëzuan” kur i tregoi gjithë botës që është BISEKSUALE, i dashuri i Rita Orës ka diçka për t’i thënë [FOTO]

E “kryqëzuan” kur i tregoi gjithë botës që është BISEKSUALE, i dashuri i Rita Orës ka diçka për t’i thënë [FOTO]

Publikuar më: 08:54 18-05-2018

Disa gjëra duhen thënë!

Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, u ka kërkuar falje fansave të saj duke thënëse nuk ka menduar të fyejë askënd me këngën e re “Girls”, që shërbeu për të treguar biseksualitetin e saj.

Këngëtarët e famshëm reaguan përmes rrjeteve sociale duke thënë se teksti i Rita Orës ishte “i dëmshëm”, ndërsa këngëtarja shqiptare me famë botërore ka reaguar duke thënë se s’ka menduar asnjëherë të ofendojë komunitetin LGBT.

“‘Girls’ është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Kam pasur lidhje romantike me gra dhe burra gjatë jetës dhe ky është rrugëtimi im personal. Më vjen keq që mënyra si jam shprehur e ka lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt”, ka shkruar ajo në TWitter duke shtuar se me artin e saj dëshiron të tregojë veten dhe të forcojë fansat e saj që të ndihen krenar për veten.

“Jam përpjekur vazhdimisht të jem kontribuuese për komunitetin LGBT gjatë gjithë karrierës sime dhe do të vazhdoj të jem”, ka thënë më tej ajo.

E ndërkohë që të gjithë filluan të bënin “search” në internet duke kërkuar për të dashurat e mundshme që mund të ketë patur Rita Ora, i dashuri i saj i ka lënë një koment, si për të na treguar se me kë është në një lidhje këngëtarja shqiptare. Në një foto të publikuar në Instagram, Andrew Watt i ka shkruar “daddy’s girl” për të na thënë se Rita Ora është e tij.

oras.jpg

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00076913833618164
    array(1) { ["section"]=> string(113) "e-kryqezuan-kur-i-tregoi-gjithe-botes-qe-eshte-biseksuale-i-dashuri-i-rita-ores-ka-dicka-per-t-i-thene-foto-58717" }