INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E konfirmuar: Razer Phone 2, telefoni i ri për lojëra, lansohet më 10 tetor

E konfirmuar: Razer Phone 2, telefoni i ri për lojëra, lansohet më 10 tetor

Publikuar më: 11:53 16-09-2018

Data zyrtare e zbulimit për telefonin Razer 2 është e mërkurë, 10 tetor, sipas ftesave të sapo lëshuara për shtyp. Pritet që pasuesi i telefonit Razer të vitit të kaluar të sjellë me vete disa përmirësime të performancës, edhe pse dizajni mund të jetë kryesisht i njëjtë.

Me ngjarjen e lansimit të telefonave Pixel të ri nga Google të martën, dhe Samsung-ut për telefonat e ri Galaxy të enjten, do të jetë një javë shumë e zënë për tifozët e pajisjeve telefonike të shndritshme dhe të reja.

Instagram Banner

Ftesa për media ka ngjyrën e gjelbër dhe të zezë në stilin tradicional Razer, dhe duket që tregon siluetën e telefonit të ri. Këtu përmenden fjalët “pajisje premium” dhe “lojëra”, kështu që nuk ka vend për shumë surpriza. Në fakt, ftesa nuk ofron shumë të dhëna shtesë, bën të ditur Tech Radar.

Razer Phone fillestar ishte një telefon unik i lojërave që u lansua në nëntor të vitit 2017 dhe solli inovacione si frekuenca variabile në ekran dhe zërim 24-bit me cilësi “audiophile-quality”, që e bën të dallueshëm nga telefonat tjerë në treg, transmeton Telegrafi.

Tani Razer është gati për një vazhdim: thashethemet sugjerojnë se Razer Phone 2 do të paketojë një procesor Snapdragon 845 dhe 8GB RAM, si dhe do të sjellë me vete një tjetër grup me stereo altoparlantë për të dëgjuar më mirë fitimet dhe humbjet e lojrave. Pa dyshim, ekrani i rëndësishëm do të ketë disa përmirësime shtesë.

Telefoni Razer i debutuar në 2017 doli në shitje për $ 699 dhe pasuesi i tij nuk ka shumë gjasa të jetë më i lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0041811466217041