INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kishit dëgjuar më parë? Futbollisti juaj i preferuar do të martohet me dy femra njëkohësisht, mësoni detajet! [FOTO]

E kishit dëgjuar më parë? Futbollisti juaj i preferuar do të martohet me dy femra njëkohësisht, mësoni detajet! [FOTO]

Publikuar më: 18:38 24-05-2018

Me siguri askush nuk e ka urryer si për gjërat fantastike që ka bërë në fushën e blertë, ashtu edhe për pozitivitetin që transmetonte. Por së fundmi ai ka pushtuar mediat botërore me lajmin e fundit. Bëhet fjalë për kampionin e botës me “Selecaon” në vitin 2002, Ronaldinho i cili ka vendosur të ndajë jetën me dy partnere njëkohësisht.

Pavarësisht se braziliani nuk ka deklaruar asnjë gjë publike, lajmi është bërë me dije nga rrethi i ngushtë i miqve të sulmuesit, por vetë ish-numri 10 i Barcelonës ka treguar thuajse të vërtetëm nëpërmjet postimeve të fotove me të dyja vajzat në Instagram.

Madje zërat e shumtë në Brazil flasin për një martesë të ish-“Topit të Artë” 2005 me dy të dashurat e tij Priscilla Coelho Beatriz Souza në muajin gusht të këtij viti. Historia bëhet dhe më e cuditshme kur është mësuar se ai u blerë dhuratë në prag të celebrimit dy unaza të njëjta të dyja vajzave.

DIHNO.jpg

Të tre palët kanë pranuar këtë formë bashkëjetese intime vetëm me kushtin e paradhënies nga Ronaldinho për të dyja partneret nga 1700 €. Sipas mediave braziliane, publikimi i një lajmi të tillë ka ndikuar negativisht në jetën e Priscillas e cila ka humbur vendin e punës.

Ronaldinho ka vendosur të përfshihet në fushën e politikës ku kërkon të garojë për forcën politike Partia Republikane Braziliane ne qytetin e vendlindjes Belo Horizonte. Mesa duket “magjistari i driblimit” nuk e ka parashikuar që ekspozimi i jetës intime mund të ulë kuotat në zgjeshjet e afërta parlamentare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042619705200195