INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni vënë re? INSTAGRAM sjell risinë e cila po na pëlqen shumë, zbulojeni tani! [FOTO]

E keni vënë re? INSTAGRAM sjell risinë e cila po na pëlqen shumë, zbulojeni tani! [FOTO]

Publikuar më: 22:32 19-05-2018

Rrjetet sociale po na bëjnë çdo ditë e më shumë të varur ndaj tyre dhe shumë shpesh nxjerrin risi të reja për të afruar sa më shumë përdorues. Të gjithë jemi fiksuar pas tyre dhe shpesh sjellin risi të ndryshme për të kënaqur përdoruesit e tyre. Para pak ditësh Instagram njoftoi një veçori të re interaktive të quajtur “Emoji Slider”. Emoji Slider është i ngjashëm me atë të sondazhit , por lejon një gamë më të gjerë përgjigjesh.

Funksioni i ri është pjesë e përditësimit të versionit të Instagram 44, i cili mund të shkarkohet në App Store dhe Google Play. Kjo veçori është lehtësisht funksionale dhe mund të shikoni rezultatet e saj në story.

Por Instagram e ka përditësuar sërish këtë risi pasi te “slider-i” që lëvizni mund të vendosni çfarë EMOJI që doni, nga më të ndryshmet. Mjafton të bëni foton, të shtoni emojin që doni, të bëni një pyetje dhe më pas të shihni rezultatet.

collageanna.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605