INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E habitshme! Publikohet video e dokumentarit, ja si AVICII e kishte parashikuar vdekjen e tij: Jeta ime...[VIDEO]

E habitshme! Publikohet video e dokumentarit, ja si AVICII e kishte parashikuar vdekjen e tij: Jeta ime...[VIDEO]

Publikuar më: 17:21 12-12-2018

Në prill të vitit 2018 Dj u gjet i vdekur në Oman, dhe u mësua se vdekja e tij u konfirmuar si një vetëvrasje, kurse në një video, familja e Tim shprehej se “ai nuk mund të vazhdonte më”. Për një periudhë të gjatë Avicii ka qenë në stres për të qenë i suksesshëm, ku në 2012 u shtrua për 11 ditë në spital për shkak të problemeve nga pirja e tepërt dhe në 2014 hoqi apandesitin dhe tëmthin.

Platforma e madhe e filmave, “Netflix” pritet të publikojë dokumentarin mbi Avicii-n, plot 8 muaj pasi Dj i njohur i dha fund jetës së tij. Ky dokumentar është filmuar përgjatë katër viteve dhe shpalos jetën e Dj nëpër turne të ndryshme, ku në pjesë të ndryshme së të cilit, Avicii shprehet: “Jeta ime është stresuese”.

Në fund të kësaj videoje Dj, emri i vërtetë i së cilës është Tim Bergling, ka bërë të ditur se turneu muzikor është shumë stresues dhe i vështirë saqë “mund ta vrasë atë”.

Kjo pjesë është konfirmuar edhe nga menaxheri i Avicii-t, Ash Pournouri i cili thotë: “Tim do të vdesë, me të gjitha intervistat, turnetë, dhe performancat, ai do të bjerë në tokë”.

Article Logic
Execution time: 0.0029089450836182