INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E gjithë Europa “çmendet” pas Eugent Bushpepës! Nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur INSTAGRAM-it të tij! [FOTO]

E gjithë Europa “çmendet” pas Eugent Bushpepës! Nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur INSTAGRAM-it të tij! [FOTO]

Publikuar më: 21:54 10-05-2018

Ehh more Eugent çfarë na bërë! 

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, Eugent Bushpepa ka bërë një përfaqësim dinjitoz në natën e parë gjysmëfinale.

Ai interpretoi në gjuhën shqipe këngën “Mall” duke bërë një interpretim korrekt notash dhe performanca e tij u vlerësua shumë mirë nga kritikët e muzikës, por edhe nga personat e thjeshtë siç u pa në komentet në rrjetet sociale.

Zëri briliant i Eugentit nuk i shpëtoi as revistës prestigjioze britanike “The Sun” e cila i dedikoi një artikull këngëtarit shqiptar.

Por një “ndryshim” ka ndodhur edhe në Instagramin e tij personal, shifrat e të cilit na tregojnë fare qartë se sa shumë e kanë pëlqyer performancën e Eugentit në Eurovision Song Contest 2018.

Para paraqitjes së tij, Eugenti kishte rreth 18 mijë ndjekës në Instagram, por vetëm dy ditë pas performancës magjike, shifrat e ndjekësve në Instagram kanë shkuar rreth 24 mijë, pra diku te 6 mijë ndjekës më shumë. Nuk është shifër e vogël për dy ditë, urime Eugent, shpresojmë me një fitore!

collageg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041129589080811