INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ftuar tek “Jimmy Fallon Show” Rita Ora do ju shkrijë së qeshuri me lojën që bën [VIDEO]

E ftuar tek “Jimmy Fallon Show” Rita Ora do ju shkrijë së qeshuri me lojën që bën [VIDEO]

Publikuar më: 14:51 19-07-2017

E ftuar në "The Tonight Show" me Jimmy Fallon, Rita Ora, na ka shfaqur këtë herë anën e saj lozonjare duke na bërë të qeshim pa fund.

"Kape frazën" një lojë e fokusuar tek pantonimet, e ka vënë atë dhe aktorin Dane DeHaan, përballë Jada Pinket Smith dhe Jimmy Fallon. Ndërsa njëri nga grupet duhet të përshkruante me gjeste çfarë shkruhej në fishë, tjetri duhet të gjente për çfarë bëhej fjalë.Në studio janë krijuar situata humori nga batutat apo mimikat qesharake të të ftuarve, si dhe nga Jimmy që imitonte këngëtaren me theksin e saj anglez. Ndërkohë, mimikat e Ritës e cila përpiqet të tregojë puthjen franceze janë të papërshkrueshme. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, loja është fituar nga Jada Pinket Smith dhe Jimmy Fallon. Më pas, Rita është ngjitur në skenë për të kënduar edhe singëllin e saj më të fundit "Your song". 

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111