INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E fshehin gjithmonë kaq mirë shtatëzaninë! Vajzat e showbizz-it shqiptar ndjekin këtë truk [FOTO]

E fshehin gjithmonë kaq mirë shtatëzaninë! Vajzat e showbizz-it shqiptar ndjekin këtë truk [FOTO]

Publikuar më: 13:35 07-09-2018

Është apo nuk është shtatzënë? Kjo është çështja… Në ditët tona, vështirë ta ruash për vete një lajm të bukur, qoftë edhe për supersticion. Po aq vështirë edhe të veshësh një veshje të gjerë pak pas martese (ose edhe para saj), sepse “duket barku i rrumbullakosur”, shkruan Class

Gjatë këtij viti, kanë qenë shumë vajzat e njohura të showbiz-it që e kanë zbuluar shtatzëninë me mënyra të ndryshme, por ka edhe disa prej tyre, të cilat, pavarësisht rrjetit që zien, nuk kanë dashur ta pranojnë shtatzëninë. Kështu ndodhi me Xhensilën, e cila konfirmoi vetëm në muajin e gjashtë, edhe pse asokohe nuk kishte më askush dyshime. Dhe pas saj, edhe Jona Spahiu, e cila, edhe fustanin e nusërisë e zgjodhi enkas “për të mbuluar” sa të mundej barkun…. Ndërsa së fundi, të njëjtin truk për të “fshehur” ka zgjedhur edhe Elita Rudi.

Xhensila Myrtezaj

xhensila.png

Jo vetëm pas dasmës, por edhe para saj të gjithë pyesnin “kur do të bëhesh nënë?”. Megjithëse përgjigjet ishin në forma të ndryshme, Xhensila dhe Besi, me gjithë sulmin pas dasmës dhe me gjithë fotot që nuk arrinin dot më të fshihnin rrumbullakësinë, nuk treguan derisa vendosën vetë.
Pasi rrjeti ziente nga lajmi se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël, Xhensila vazhdonte të postonte foto në Instagram. Në një pjesë të tyre vetëm portretin, ndërsa në të tjerat, foto me fustan të gjerë. Edhe këndi nga i cili regjistrohej fotografia zgjidhej në mënyrë të tillë që të mos tregonte bark të fryrë. Ose, të paktën, jo aq sa ishte në të vërtetë, por ta evitonte. Lajmet nuk ndalnin, por Xhensila vazhdonte të tregonte trupin e saj dhe barkun “e fshehur” me fustanet e gjera. Derisa… në mars, kur ishte në muajin e gjashtë, së bashku me Besin, ajo postoi një foto nga Lago Di Como.
Duke konfirmuar shtatzëninë, Xhensila dhe Besi shkruanin se së shpejti do të bëheshin tre. Këtë herë zgjodhi një fustan të gjatë, nga i cili rrumbullakësia ishte mjaft e dukshme.

Jona Spahiu

jona.png
Edhe për shtatzëninë e Jonës, lajmet u shpërndanë me shpejtësi, por as moderatorja e njohur nuk tha asnjëherë “Po, jam shtatzënë”. Veçse, fiziku po e zhgënjente me disa sinjale fizike, të cilat dalëngadalë po i nxirrnin në pah shtatzëninë. Në fillim të qershorit, lajmi i papritur se Jona do të kurorëzonte dashurinë e saj me Frenkli Ymerin ishte i papritur, por edhe përforcues i dyshimeve se moderatorja ishte në pritje të ëmbël. Edhe Jona, gjatë atyre ditëve kur nuk kishte dëshirë të konfirmonte lajmet që qarkullonin në media, zgjidhte të vishte fustanin e gjerë. Madje, ky me ngjyrë blu ishte i duhuri për disa evente në kryeqytet, meqenëse nuk nxirrte në pah barkun që kishte nisur të dukej.
Edhe fustani i nusërisë ishte stiluar në mënyrë të atillë që Jona, jo vetëm të ndihej komode, por edhe të mundte ta “fshihte” sadopak barkun.
Në udhëtimin e parë pas martese, Jona filloi të postonte foto më të hapura, madje edhe ato ku barku nuk mund të fshihej më. Tani ka mbetur edhe pak. Shumë shpejt, Jona do të bëhet nënë për herë të parë.

Elita Rudi

elita.png
Marrëdhënia me reperin e njohur Gjiko e ka vënë Elitën në vëmendje të mediave rozë. Në fillim lidhja, të cilën ata e konfirmuan shpejt, pastaj bashkëjetesa e së fundi edhe martesa, janë komentuar gjerë e gjatë. Pak javë më parë, u mësua se Elita është në pritje të ëmbël, por askush prej çiftit nuk ka konfirmuar gjë. Ndoshta edhe për supersticion, Elita është akoma në pritje për ta ndarë lajmin me të gjithë e derisa të ndodhë kjo, rrjeti zien nga lajmi i anulimit të martesës. Në fillim u mësua se çifti do të martohej shpejt, sapo u bë publike pritja e ëmbël, pastaj askush nuk mësoi pse kjo “martesë” u shty për një kohë të dytë. Lajmet për ceremoninë mbetën në kuadrin e thashethemeve, por gjatë kësaj kohe, edhe Elita ka zgjedhur të mbajë fustane të gjera. Kjo nuk është ndonjë çudi e madhe, por po të kujtojmë stilin e Elitës me veshje të ngushta dhe seksi, kalimi në të tilla stile duket paksa i guximshëm. Apo edhe ajo po përdor të njëjtin truk për të fshehur barkun?
Meqënëse të gjithë po flasin, edhe Elita ka postuar mbrëmjen e djeshme disa foto me partnerin e saj. Ka veshur një fustan të gjerë për të treguar se (nuk)është shtatzënë.
Meqënëse të gjithë po flasin, edhe Elita ka postuar mbrëmjen e djeshme disa foto me partnerin e saj. Ka veshur një fustan të gjerë për të treguar se (nuk)është shtatzënë.

Article Logic
Execution time: 0.0042469501495361