INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E frikshme! Turistët hedhin gjarpërinj me përmasat e një pitoni në Mat

E frikshme! Turistët hedhin gjarpërinj me përmasat e një pitoni në Mat

Publikuar më: 11:07 10-06-2018

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në një fshat të Matit, ku banorët e zonës kanë denoncuar praninë e disa gjarpërinjve me përmasa të mëdha.

Siç shihet dhe në videon që është xhiruar nga një banorë i zonës, gjarpëri është në një pemë dhe ka përmasat e një pitoni.

Sipas deklaratave gjarpërnjtë e kësaj race dhe përmase janë të pazakontë për zonën.

Banorët kanë nisur të frikësohen pasi gjarpërinjtë të tillë janë gjetur dhe pranë zonave të banuara.

Ata dyshojnë se këto krijesa kanë ardhur nga disa turistë që janë parë në zonë me disa kuti dhe kohë më vonë janë shfaqur këto krijesa të frikshme.

"Ende nuk dimë arsyet se përse mund ti kenë hedhur për ndonjë eksperiment apo sëmundje, por ndihemi të frikësuar" deklarojnë banorët e zonës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032510757446289