INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E frikshme! French Montana kërcënohet me armë zjarri brenda banesës së tij

E frikshme! French Montana kërcënohet me armë zjarri brenda banesës së tij

Publikuar më: 18:46 01-08-2018

Individë ende të paidentifikuar hynë me dhunë në rezidencën e French Montana mëngjesin e sotshëm.

Reperi i famshëm gjendej brenda në banesë së bashku me miqtë e tij kur njerëz të armatosur i kërcënuan me jetë nëse Montana nuk u jepte para dhe sende me vlerë që gjendeshin në shtëpi.

Reperi i famshëm ka qënduar i burgosur prej 3 orësh në rezidencën e tij derisa individët morën gjithçka dhe u larguan pa lënë gjurmë. Autoritetet përkatëse u lajmëruan 3 orë pasi kishte ndodhur ngjarja pasi French dhe miqtë e tij ishin lidhur nga hajdutët.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar ndërkohë që ende nuk dihet bilanci i sendeve të vjedhura.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219