INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''E famshme'' që ditën e parë/ Ja çfarë ndodhi me vajzën e Linda Halimit pas lindjes

''E famshme'' që ditën e parë/ Ja çfarë ndodhi me vajzën e Linda Halimit pas lindjes

Publikuar më: 10:21 13-03-2019

Pavarësisht se lindja e saj erdhi jashtë vëmendjes së njerëzve, një ditë pas lindjes, vajza e Linda Halimit tashmë ka dhe profilin e saj zyrtar në Instagram.

Dje, këngëtarja kosovare dhe reperi i njohur, Big D u bënë prindër për herë të parë të një vajze.

“Kaimana”, është emri i vajzës së tyre së cilës sot i kanë hapur edhe profilin e saj zyrtar në Instagram, që besojmë se menaxhohet nga prindërit.

lindaburrri.jpg

 

Nuk e dimë nëse kjo është një mënyrë e prindërve për të bërë të voglën e tyre të njohur, apo thjesht kanë zënë emrin e saj në Instagram, para se ta bëjë ndonjëri nga fansat.

Linda e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë ndërkohë që në rrjetet sociale ka qenë mjaft aktive me postime.

Kujtojmë që ajo është e martuar me reperin, Big D prej vitesh e që tashmë jetojnë në Amerikë.

kiamawordls.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166