INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dimë që keni qeshur prej vitesh, por s’do të ketë më ''Mr.Bean''?! Aktori i dashur për të gjithë zbulon të vërtetën!

E dimë që keni qeshur prej vitesh, por s’do të ketë më ''Mr.Bean''?! Aktori i dashur për të gjithë zbulon të vërtetën!

Publikuar më: 20:51 08-10-2018

Epokës së Mr. Bean, komedianit që ka bërë të qeshin miliona njerëz në mbarë botën, siç duket po i vjen fundi. Është vetë aktori Rowan Atkinson ka dhënë lajmin se s’do ketë më komedi të Mr. Bean.

Aktori u shpreh se gjithë jetën e tij ia përkushtoi atij roli. “Kam dhënë gjithçka për atë karakter”, ka thënë komediani. 63-vjeçari tregoi se shpeshherë njerëzit në rrugë nuk e njohin. Madje ka dhe nga ata që i thonë të bëhet dubluesi i Mr. Bean, sepse do të ketë fitime.

Rowan tregon se dhe pse publiku e njeh si një njeri shumë komik, në jetën private nuk është aspak argëtues.

“Mr. Bean” është një komedi televizive britanike e krijuar në vitin 1990, në një seri prej 15 pjesësh të krijuara nga komiku dhe fituesi i çmimeve Richard Curtis. Ndërsa prodhimi më i fundit “Mr. Beans Holiday”, u lançua në vitin 2007.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041711330413818