INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E çuditshme! Shumë vajza të reja po bëjnë tatuazh këtë tipar të Meghan Markle për t’u dukur si ajo [FOTO]

E çuditshme! Shumë vajza të reja po bëjnë tatuazh këtë tipar të Meghan Markle për t’u dukur si ajo [FOTO]

Publikuar më: 18:05 23-07-2018

Është dukesha e parë që përflitet kaq shumë. Një ndër arsyet pse MeghanMarkle është thuajse gjatë gjithë kohës në vëmendjen e të tjerëve, është edhe paraqitja.

Thjeshtësia e karakterizoi edhe ditëne dasmës ku zgjidhi të mos i fshihte qukat, por t’i nxirrte ato në pah.

Madje falë saj, qukat janë kthyer në një “aksesor” për zbukurimin e pamjes për shumë vajza të reja, të cilat edhe pse nuk i kanë, i bëjnë tatuazh.

Një prej adhurueseve të Meghan, e quajtur Cass Montgomery, 27 vjeçe, nga Saskatcheëan i Kanadasë ka treguar për Daily Mail se dëshironte të kishte një pamje natyrale me quka dhe gjeti një zgjidhje që i pëlqeu shumë, duke i bërë tatuazh.

Tattoo artistja, Jaclyn Schultz, përdor një teknikë microblading, që e bën rezultatin të duket më natyral se tatuazhet e zakonshme. Madje Jaclyn është shprehur se muajt e fundit po shtohen gjithmonë dhe më shumë vajzat që duan quka, të cilat i nënshtrohen një procedure që zgjat 20 minuta, ndërsa efekti rreth 3 vite. Në momentin e parë qukat duken shumë të theksuara, por zbehen me kalimin e kohës.

-640-0-5b5487c2c4591.jpg

 

-640-0-5b5487c1845eb.jpg

 

-640-0-5b5487c214ea6.jpg

-640-0-5b5487bf8756b.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666