INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bujshme! Kombëtarja Ruse përdorte doping? Ja e vërteta pas fotove të kapura ''mat''

E bujshme! Kombëtarja Ruse përdorte doping? Ja e vërteta pas fotove të kapura ''mat''

Publikuar më: 11:03 10-07-2018

Këtë Botëror vendi pritës Rusia, na tregoi se ishte një kockë e fortë, duke arritur deri në çerekfinale, ku më pas Kroacia e eliminoi.

Të gjithë në fakt u suprizuam me këtë paraqitje fizike dhe taktike të rusëve, të cilët eliminuan dhe Spanjën.

Sigurisht dhe eliminimi i tyre nuk mund të mbetej pa u diskutuar gjatë dhe pa shkaktuar polemika.

Ditët e fundit po qarkullojnë disa foto të futbollistëve rus duke vendosur një pambuk në hundë, të cilat ngjalën dyshime për përdorim dopingu.Kanë qenë mediat gjermane që ngritën alarmin në lidhje me këtë gjë, të nisur edhe formën fizike të futbollistëve rusë, si dhe rezistencën e jashtëzakonshme.

Trajneri i Rusisë, Çerçesov ka treguar se lojtarët para ndeshjeve thithnin një substancë të quajtur amoniak.

Amoniaku nuk është një substancë e pranishme në listën e substancave të ndaluara nga Agjencia ndërkombëtare e Antidopingut (WADA), ai stimulon frymëmarrjen dhe përmirëson qarkullimin e oksigjenit në gjak.

Nga raportet e AS, mjeku kombëtar, Eduard Bezuglov, konfirmoi për mediat lokale përdorimin e amoniakut, duke mohuar në të njëjtën kohë se është doping.

“Përdorimi i amoniakut është i zakonshëm për mijëra sportistë, është diçka që është bërë për dekada”.

Duke qenë se në futboll, rezistenca ndaj lodhjes është e rëndësishme, amoniaku të ndihmon për ta përballuar këtë lodhje fizike.

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326