INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bënë të lidhur me reperin e njohur SHQIPTAR, zbulohet lidhja ''e fshehtë'' e Armelës së Big Brother! [FOTO]

E bënë të lidhur me reperin e njohur SHQIPTAR, zbulohet lidhja ''e fshehtë'' e Armelës së Big Brother! [FOTO]

Publikuar më: 14:57 03-04-2019

Armela Hyseni është një ndër ish-banoret e “Big Brother” më të komentuara pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ajo tërheq vazhdimisht vëmendjen me pozat e saj provokuese në rrjetet sociale dhe me intervistat që jep në emisione të ndryshme televizive. Disa muaj më parë, Armela u përfol për lidhje me reperin me origjinë shqiptare Escobars pasi ata u fotografuan shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, por Armela u shpreh se janë thjesht shokë.

ldh.jpg

 

Mirëpo, ndonëse në ‘Instagram’ dhe në intervista të ndryshme është prezantuar si single, së fundmi është mësuar se prej kohësh bukuroshja brune është në një lidhje serioze.
Pasi publikoi në ‘Instastory’ një foto ku shihej e kapur për dore me një djalë në një ambient romantik, ‘Panorama Plus’ ka mësuar së fundmi se Armela është në një lidhje prej disa kohësh me një djalë identiteti i së cilit ende nuk është zbuluar.

Mikeshat e afërta të Armelës kanë rrëfyer se modelja është shumë e lumtur dhe e dashuruar, mirëpo për arsye që i di vetëm ajo, ka menduar që ta mbajë dhe pak në mister këtë histori dashurie.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988