INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bënë të lidhur me modelin shqiptar, por Adrola Dushi flet për herë të parë për tradhëtinë: 'Jam lënduar ekstremisht shumë' [FOTO]

E bënë të lidhur me modelin shqiptar, por Adrola Dushi flet për herë të parë për tradhëtinë: 'Jam lënduar ekstremisht shumë' [FOTO]

Publikuar më: 14:44 14-04-2019

Adrola Dushi është një prej modeleve dhe vajzave më të bukura shqiptare e cila, ndonëse nuk flet shumë për jetën e saj private, arrin të qëndrojë në qendër të vëmendjes së publikut.

Së fundmi është aluduar se modelja është në një lidhje me modelin shqiptar Pavllo Zengo, pasi dyshja janë parë së bashku dhe nga fotot e postuara nga modelja ata duken mjaft të afërt.

Bukuroshja shqiptare ka qenë e ftuar në emisionin ‘Prive’ ku në rubrikën e 60 sekondave i është përgjigjur pyetjeve nga jeta e saj private. Teksa ka treguar shumë të pathëna, Adrola ka dhënë dhe një këshill për të gjithë të rinjtë.

“Ju lutem, lexoni dhe mësoni në shkollë. Unë nuk kam lexuar, i lashë anash dhe nuk e di çfarë ndodhi me mua. Lexoni sepse nuk ka asgjë më të mirë se të jesh i ditur mbi gjithçka.”, ka treguar ajo.

Po ashtu Adrola ka folur dhe për tradhëtinë ku ka zbuluar se është lënduar shumë dhe preferon që njerëzit që e tradhëtojnë t’i largojë nga jeta e saj.

“E urrej tradhëtinë. Jo vetëm tradhëtinë në marrëdhënien me partnerin, por me njerëzit. Dhe kush më tradhëton, futem në guaskën time dhe nuk dua më as të sqarohem, nuk dua më asgjë. Thjesht është një person shumë larg meje. Ka ndodhur shumë, jam lënduar ekstrem shumë, e kam përjetuar ekstrem shumë, por kalon.”, ka treguar ajo.

adrola.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003242015838623