INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyshime për sulm seksual, lojtarët e rugby në Francë përfundojnë në polici

Dyshime për sulm seksual, lojtarët e rugby në Francë përfundojnë në polici

Publikuar më: 17:58 12-02-2018

Skuadra e futbollit “rugby” së Francës pas humbjes në Skoci,  u morën në pyetje nga policia e Edinburgut.

Skuadra franceze ishte planifikuar të largohej mëngjesin e kësaj të hëne, por disa lojtarë u ndaluan në aeroporti i Edinburgut, dhe fluturimi u bë I mundur vetëm dy orë më vonë, në orën lokale 13:00.

Në deklaratën e Policisë së Skocisë, thuhej se disa lojtarë ishin përfshirë në një dyshim për sulm seksual në Edinburg:

"Pas një raporti fillestar të sulmit seksual në qendrën e qytetit të Edinburgut gjatë orëve të para të së hënës më 12 shkurt, policia kreu linja të ndryshme hetimi, duke përfshirë dhe biseda të mundshme me dëshmitarë.

"Këto kërkime kanë vërtetuar se asnjë krim nuk është kryer."

Raportet sugjeruan se një grindje ndodhi duke përfshirë lojtarët e Francës pas një vizite në klubin e natës Tigerlily në George Street, megjithatë Sky Sports News thotë që Policia Skoceze e ka ndjekur çështjen deri në fund dhe vërtetuar se asnjë krim nuk është kryer.

Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008