INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy shkrime nga Lira Gjika...

Dy shkrime nga Lira Gjika...

Publikuar më: 10:31 03-10-2018

Në cdo periudhë të jetës, njeriu është mirë të përfshihet në aktivitete sportive dhe kulturore, por në pubertet dhe adoleshencë, përfshirja në aktivitete kulturore dhe artistike është domosdoshmëri. Natyrisht nëpërmjet programesh të studiuara mirë nga të rriturit, të cilat mund të shmangin dominimin e agresivitetit dhe pulsionit seksual.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që në këtë moshë fuqia natyrore është më e madhe se vetë njeriu dhe e përfshin me furi me rrymën e saj. Është pikërisht sporti, kreativiteti dhe arti që do ta vendosin në një “breg” ku “rrymat” e natyrës nuk do ta venë përpara. Duhet njohur e menduar mirë si të zhvillojmë atë veti njerëzore që vetëm edukimi mund ta realizojë.

Kur i rrituri e ushqen me kurajo dhe e përfaqëson të mirën edhe adoleshenti në atë drejtim do të shkojë. Të gjitha energjitë do ti vendosë në atë drejtim që i mëson i rrituri me modelin dhe vlerat e tij. Adoleshenti është gati të durojë e përballojë shumë, nëse i rrituri i qëndron në krah dhe e nxit të nxjeri nga shpirti fjalën e artë të së mirës e të bukurës.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0032968521118164