INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy shkrime nga dr. Lira Gjika

Dy shkrime nga dr. Lira Gjika

Publikuar më: 17:14 14-12-2018

Babai dhe djali po kalonin ne nje rruge te veshtire qe kerkonte shume kujdes dhe perqendrim. Babai ecte perpara dhe djali pas tij e vendoste kemben te gjurma e babait. Babai pa e vene re se cfar bente djali, i fliste vazhdimisht: “ ki kujdes ku e vendos kemben” djali degjoi sa degjoi dhe ne nje moment, i pergjigjet te atit: “kujdes ti baba, se une e vendos kemben atje ku e vendos edhe ti”. Femijet bejne ate qe shikojne te prinderit, pavaresisht se cfar pretendojne prinderit prej tyre. 

Lira Gjika 

“Po qan se u rrezove, na dhe nje shpulle nga une qe te qash tamam”.Kete shprehje e mendoja te dale nga perdorimi, por jo, nuk ishte e vertete. Kjo shprehje vazhdon te jete prezent njelloj si shprehjet, tarrallak, budalla, idiot. Si eshte e mundur qe nje baba, mama apo gjysher te mos e kontrollojne dot veten e tyre dhe tu drejtohen femijeve e mbesave e niperve te tyre ne kete menyre kaq te pa pergjegjshme. Kur i pyet keta njerez se pse sillen keshtu? apo pse i kane kaq teper femijet? Ata te pergjigjen menjehere, “ po une e dua shume, une vdas per te”. Kam kuptuar se keta njerez nuk dallojne dot qe veprimi i femijes dhe reagimi i tyre, nuk kane asnje lidhje. Ata thjeshte perserisin sjelljet qe kane perjetuar e brendesuar kur ishin femije. Tani qe jane te rritur nuk jane ne gjendje te nenaxhojne veten e tyre emocionale. Ata vertet i duan shume, por kur jane te nxehur nuk dine se cfar thone dhe bejne.

Lira Gjika 

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613