INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy palestinezë u vranë në protestat kundër SHBA-ve

Dy palestinezë u vranë në protestat kundër SHBA-ve

Publikuar më: 17:09 22-12-2017

Trupat izraelite vranë të paktën dy palestinezë të premten, tha një zyrtar shëndetësor i Gazës, ndërsa protestat u intensifikuan kundër njohjes së Jeruzalemit nga Uashingtoni si kryeqyteti i Izraelit. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u miratua të enjten, duke hedhur poshtë deklaratën e presidentit të SHBA, Donald Trump të bërë në 6 dhjetor, ndikoi pak në qetësimin e zemërimit palestinez. Në vend të kësaj, mijëra protestues palestinezë, shumë prej të cilëve hidhnin gurë, u përballën me forcat izraelite të sigurisë përgjatë rrethimit të kufirit të Gazës, në shtatë qytete e Bregut Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor. Në Bethlehem, vendlindjen tradicionale të Jezusit, tymi dhe gomat e djegura bllokuan rrugët, vetëm dy ditë para kremtimeve të Krishtlindjes. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze tha se numri i të plagosurve ishte 40, gjysma e tyre u qëlluan me plumba të vërtetë dhe pjesa tjetër me plumba gome. Të tjerët u kapën nga gazi lotsjellës. Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se rreth 2,000 palestinezë ishin përballur kundër trupave në gardhin e Gazës. Ajo tha se turma hodhi gurë dhe gomat e djegura tek ushtarët, të cilët u përgjigjën me masat e "shpërndarjes së trazirave" dhe "gjuajtën në mënyrë selektive me municione drejt nxitësve kryesorë". Protestuesit thërrisnin "Trump është një frikacak. Trump është budalla ". Ndër të plagosurit ishte një njeri i veshur si Santa Claus.

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328