INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy nga vallëtarët më të shquar në vend dekorohen nga Meta[FOTO]

Dy nga vallëtarët më të shquar në vend dekorohen nga Meta[FOTO]

Publikuar më: 15:30 08-01-2018

Një tjetër trofe kanë marrë dy artistët me emër dhe të njohur në dekadat e fundit nga të gjithë shqiptarët, Rexhep Çelikun e Liljana Cingun. Presidenti Ilir Meta i ka dekoruar me medaljen “Nderi i Kombit” dy vallëtarët e Ansamblit të Valleve e Këngëve. Pasi morri dekoratën Cinguli tha: “Faleminderit Zotit Meta për këtë vlerësim që na bëri sot. Nuk është kollaj të bëhesh nderi i një kombi, por puna të bën, pa koreografët ne s’do ishim asgjë në skenë, ia dedikoj atyre.Një falenderim më i madh i shkon edhe kolektivit tonë, një ansamblë që ka bërë epokë në skenat shqiptare”.

Po kështu dhe Rexhep Çeliku mbajti një fjalë. “Falenderoj në radhë të parë Presidentin Meta për këtë dekoratë, për këtë madhështi kaq të madhe që unë besoj që është një gjë shumë e vlefshme jo vetëm për mua por gfjithë kolektivin”, tha Çeliku.

celiku.png

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982