INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dy ditë larg zgjedhjeve. Basha flet për sfida, Selami për garë të pandershme [VIDEO]

Publikuar më: 16:24 20-07-2017

Dy ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve në PD, kandidati Lulzim basha, i cili kërkon një mandat të dytë në drejtimin e partisë flet për sfidën kryesore me të cilën po përballet partia demokratike. Gjatë takimit me demokratët në Tiranë dhe Peqin Basha thotë se bashkimi i demokratëve është sfida kryesore. 

Lulzim Basha:
“Këtej e tutje jo thjesht rekomandimet, por përcaktimet e përfaqësuesve për deputetë, për bashki dhe për këshilltarë bashkiakë, dhe çdo zyrë të zgjedhur publike apo brenda Partisë Demokratike duhet të vijnë me një anëtar-një votë nga anëtarët e PD. Dhe se ky proces nënkupton në radhë të parë anëtarësinë reale dhe jo fiktive, aktive dhe jo pasive të Partisë Demokratike, si trupën vendimmarrëse. Kjo pra është sfida e brendshme, bashkimi i të gjithë demokratëve në bazë të kontributeve të çdo demokrati, vlerësimi i këtyre kontributeve nga anëtarësia e Partisë Demokratike”.
Ndërsa rivali i tij në garën për kreun e partisë demokratike Eduard Selami vijon sulmet ndaj Lulzim Bashës.
Eduard Selami:
“Kjo garë është e pa barabartë dhe s’mund të prodhojë një rezultat të drejtë. Hajde të bëjmë një analizë serioze. Ca i trembesh?! Më dil këtu përball, leri kamerat , ku i ke kamerat pse ke frikë?! Hajde të diskutojmë, unë mbaj përgjegjësi për gjërat e mia ti për të tuat. Ca është kjo, me pritat e kohës së vjetër”.

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217