INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duhet ta shkarkoni menjëherë! Ky aplikacion ju paguan për çdo hap që bëni! [FOTO]

Duhet ta shkarkoni menjëherë! Ky aplikacion ju paguan për çdo hap që bëni! [FOTO]

Publikuar më: 14:03 01-02-2018

Me siguri tani do ecni më shumë në këmbë...

Teknologjia ka avancuar shumë e ka menduar edhe për aktivitetin tuaj fizik. Programi më i ri i quajtur Sweatcoin, do t’ju paguajë për çdo hap që bëni. Si bëhet pagesa? Me anë të kriptokurrencisë.
Aplikacioni ju lejon të fitoni sweatcoin,ose pikë bazuar në hapat që ju bëni në ditë,të cilat ju mundësojnë të blini një sasi të caktuar të mirash të disponueshme si kurse fitnesi apo regjistrime në aplikacionet që ju ndihmojnë të ushqeheni shëndetshëm.

Aplikacioni ka edhe kufizime të tjera. Nëse ofertat nisin nga 10 sëeatcoin, është e vërtetë që në regjistrimin falas ju mund të fitoni maksimumi pesë sëeatcoin në ditë (pra është e kotë të bësh më shumë se 5 mijë hapa në ditë, në këtë këndvështrim), shkruan “La Repubblica”. Të kalosh në nivelin tjetër, duke paguar pesë monedha në muaj, do të thotë të mbledhësh deri në dhjetë sëeatcoin në ditë. Aplikacioni ka ndër të tjera një formë monetizimi që bazohet në ofertat publicitare që shoqërojnë atë që e përdorin aplikacionin.

Ky aplikacion për momentin është i disponueshëm vetëm në territorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA, por është njoftuar që shumë shpejt do të jetë edhe për përdoruesit në Europë.

 

sweatcoing.png

Article Logic
Execution time: 0.003014087677002