INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Dua t'i lë pas...' Në urimin më të veçantë Flori Mumajesi e nis kështu 2019-ën [VIDEO]

'Dua t'i lë pas...' Në urimin më të veçantë Flori Mumajesi e nis kështu 2019-ën [VIDEO]

Publikuar më: 14:00 01-01-2019

2018-ta u mbyll me shumë suksese për Flori Mumajesin: Projekte të reja që u pëlqyen shumë nga fansat dhe çmimi i parë në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Ai vendosi që t’i uronte ndryshe ndjekësit e tij në Instagram këtë vit, përmes një videoje.

‘Mëngjesi i parë, dita e parë 2019. Gëzuar të gjithëve, juve që më ndiqni mua, por edhe ata që nuk më duan dhe nuk më ndjekin. Nuk ka asgjë të keqe. Unë dua t’i lë pas pengjet e 2018-s, shpresoj edhe ju. Ato të këqijat. E di shumë mirë që dhe bakllavaja, kadafi, nuk na e ëmbëlsojnë dot jetën se jemi në kohë të vështira.

Por nëse mendojmë pozitivisht mund të arrijmë gjithçka .S’ka asgjë më të mirë sesa të mendosh pozitivisht, t’i kalosh vështirësitë me pozitivitet. Gëzuar të gjithëve, zemrën e bardhë dhe shëndetshëm’, tha në videon e tij Flori.

 
 
 
View this post on Instagram

♥️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703