INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa rënditet në top pesë këngëtaret e botës për vitin 2018 [FOTO]

Dua Lipa rënditet në top pesë këngëtaret e botës për vitin 2018 [FOTO]

Publikuar më: 10:25 14-12-2018

Këngëtarët e njohur si Taylor Swift, Cardi B, Camila Cabello e Ariana Grande janë këngëtaret e vetme para Dua Lipës në këtë listë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shijuar vitin më të suksesshëm në karrierë deri tash.

Pas hiteve të shumta e rekordeve me projektet e sjella më 2018, Dua është zgjedhur në top pesëshen e këngëtareve në botë, sipas top-listës prestigjioze amerikane “Billboard”.

 

ashdfjf.JPG

 

Taylor Swift, Cardi B, Camila Cabello e Ariana Grande janë këngëtaret e vetme para Dua Lipës në këtë listë.

Gjithashtu këngëtarja është zgjedhur në mesin e 20 këngëtarëve më të mirë në të gjitha kategoritë. Ajo në listën e top 100 artistëve është në pozitën e 19-të. Në këtë listë është edhe këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha që është në pozitën e 34-të.

 

dtyjfuyhikyt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053