INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Për famë dhe para'! Isaac Carew thumbon publikisht Dua Lipën dhe zbulon të vërtetën e lidhjes me Anwar Hadid? [FOTO]

'Për famë dhe para'! Isaac Carew thumbon publikisht Dua Lipën dhe zbulon të vërtetën e lidhjes me Anwar Hadid? [FOTO]

Publikuar më: 10:49 14-07-2019

Lidhja e re e Dua Lipës me vëllain e motrave Hadid, Anwar është kthyer në një prej lidhjeve më të përfolura në showbizz.

Dhe sigurisht mund të themi me bindje se lidhja e tyre po bëhet serioze, pasi dy motrat e Anwar, Gigi dhe Bella, nisën të ndjekin Dua Lipën në Instagram.

Madje, Gigi e shoqëroi të vëllain në njërin prej koncerteve të Duas.

Mirëpo, jo të gjithë janë dakort me lidhjen e re të këngëtares. Shumë prej ndjekësve në rrjete sociale kanë shkruar se Dua shkonte më shumë si çift me Isaac, sesa me Anwar.

Ndërkohë që këngëtarja shijon romancën e re, Isaac ka bërë një postim thumbues në profilin e tij në Twitter dhe të gjithë po mendojnë se e ka me Duan.

“Për aq kohë sa e dini (emoji gjarpri). Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh.”- shkruan Isaac në postim, pa sqaruar asgjë më tepër për këtë thumb.

rndfrgn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030441284179688