INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa krenare për prejardhjen e saj, gëzon të gjithë shqiptarët me gjestin e saj [FOTO]

Dua Lipa krenare për prejardhjen e saj, gëzon të gjithë shqiptarët me gjestin e saj [FOTO]

Publikuar më: 11:10 17-07-2019

Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret që po korr më shumë sukses në arenën ndërkombëtare.

Përveç vokalit të mahnitshëm dhe fitimit të shumë çmimeve ndërkombëtare, ku mund të përmendim dy Grammy, këngëtarja ka edhe një bukuri të admirueshme.

Para disa javësh, këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish të dashurin e saj kuzhinier Isaac Carew dhe tashmë ajo sapo ka filluar një lidhje romantike me vëllain e dy modeleve të famshme Bella dhe Gigi Hadid, i cili quhet Anwar Hadid.

Pas disa javësh, ajo do të vijë sërish në Kosovë, për të shijuar nga afër festivalin “Sunny Hill” të organizuar nga i ati i saj, Dukagjini.

Këngëtarja nuk ka nguruar kurrë që të tregojë se ku I ka rrënjët e saj e cila është Shqipëria, duke na bërë të gjithëve ne të ndihemi krenar për të.

Së fundmi, Dua Lipa ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory, ku ka shfaqur hartën e dikurshme të Ilirisë, e cila patriotizmin e saj nuk heziton kurrë që ta tregojë edhe përmes rrjeteve sociale.

Në hartën në fjalë shihej edhe Dardania e dikurshme, ndërsa prejardhja ilire duket të jetë një prej krenarive më të mëdha të artistes shqiptare.

dua_lipa_8926873675.JPG

skrrrrrrrrrrr4344.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0032858848571777