INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa feston sot ditëlindjen, i dashuri i saj i bën urimin më të veçantë me këtë FOTO intime, ja sa vjeç mbush! [FOTO]

Dua Lipa feston sot ditëlindjen, i dashuri i saj i bën urimin më të veçantë me këtë FOTO intime, ja sa vjeç mbush! [FOTO]

Publikuar më: 18:55 22-08-2018

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është një prej femrave më të njohura e cila ka korrur sukses të madh në mbarë botën dhe na ka bërë të gjithëve krenarë. Ditën e sotme Dua feston ditëlindjen dhe e ka pritur këtë datë me një party të çmendur në mesnatë. Ajo është mbledhur me miq e të afërm në Ibiza, ku kanë festuar të veshur me kostume, e më pas në ambientet e një pishine familjare.

Për të gjithë ata që nuk e dinin, Dua ka lindur më 22 gusht të vitit 1995 dhe ditën e sotme ka mbushur 23-vjeç.

Të shumta ishin urimet që iu bënë këngëtares gjatë gjithë kësaj dite, por një nga më të veçantit padyshim se ishte ai i të dashurit të saj, Isaac Carew, i cili i ka uruar ditëlindjen personit të tij të jetës siç e quan në këtë foto ku shfaqen të dy në një pishinë dhe i thotë që e do.

Article Logic
Execution time: 0.0042719841003418