INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa drejt majave të suksesit, ja se çfarë e pret këngëtaren...[FOTO]

Dua Lipa drejt majave të suksesit, ja se çfarë e pret këngëtaren...[FOTO]

Publikuar më: 14:33 03-02-2018

Këngëtarja me origjinë nga Prishtina tashmë është një krenari përfaqësuese për shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë.

Analizuar nga aspekti artistik, Dua gjatë viteve të fundit ka njohur vetëm suksese dhe karriera e saj profesionale është gjithmonë drejt ngjitjes së vazhdueshme.

Pasi ka publikuar nje seri këngësh që janë bërë hite për publikun botërorë dhe pasi ka performuar në disa skena ku i ka mahnitur fansat duket se për Dua-n ka ardhur edhe një sukses tjetër.

Në datën 13 shkurt ajo do të jetë e ftuar në një nga programet më të ndjekura pikërisht “Ellen Show” dhe mesa duket Dua këtë gëzim nuk e ka lënë të kalojë pa e ndarë me ndjekësit në profilin e saj në Instagram.

“Shënoni në kalendar dhe mos e humbisni. Shumë e emocionuar”, shkruan Dua Lipa në postimin e saj në Instagram.

why_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.002993106842041