INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa dhe këngëtarja shqiptare ndezin emisionin amerikan me muzikë shqip [VIDEO]

Dua Lipa dhe këngëtarja shqiptare ndezin emisionin amerikan me muzikë shqip [VIDEO]

Publikuar më: 15:59 20-12-2017

Muzika shqiptare prej kohësh i ka kaluar kufinjtë, por këtë herë dy këngëtaret kanë bërë që emisioni amerikan të ‘flasë shqip’.

Reperi amerikan Action Bronson drejton një emision gatimi ku fton persona të ndryshëm të njohur për të gatuar. Të ftuarat e kësaj here ishin Dua Lipa dhe këngëtarja tjetër shqiptare e muzikës popullore, Merita Halili. Në këtë puntatë të emisionit, gjeje vetëm detaje shqiptare; u gatua ushqim shqiptar dhe u kënduan këngë shqiptare gjithashtu.  Ndërkohë që Dua gatuante pite me spinaq, në sfond dëgjohej Merita Halili tek këndonte ‘Doli goca në penxhere’. Ku ka më bukur?  

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895