INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa dhe Elvana Gjata bëjnë sërish ‘XING’ me njëra-tjetrën me trendin më të guximshëm [FOTO]

Dua Lipa dhe Elvana Gjata bëjnë sërish ‘XING’ me njëra-tjetrën me trendin më të guximshëm [FOTO]

Publikuar më: 16:52 25-07-2018

E kemi thënë edhe më herët edhe do vazhdojmë ta themi: Në botën e modës nuk ka rregulla, madje nëse ti guxon të thyesh një rregull atëherë sapo e ke kthyer në trend. Trendi i beretave në verë vazhdon të jetë më i pranishëm se kurrë dhe mesa duket e paska shumë seriozisht. Menduam se nuk do të qëndronte për shumë kohë pasi është një aksesor jo shumë i përshtatshëm për në verë, por dy vajzat shqiptare shumë fashioniste na kanë treguar të kundërtën.

Dua Lipa është vajza e beretave, kështu mund ta quajmë ndryshe, por gjithashtu edhe Elvana Gjata. Dua ka qenë e para që është shfaqur me beretë ngjyrë të verdhë, ndërkohë më vonë edhe Elvana Gjata, por ngjyrë të kuqe që ishte pjesë e klipit “Mike”.

Dua dhe Elvana, perveçse adhurojnë beretat, ato preferojnë edhe ngjyrën e verdhe të dyja. Elvana gjatë kësaj fundjave është shfaqur me beretë të verdhe, njësoj si Dua.

1666b517-1bf0-44a4-9f17-31d894e8be30.jpg

f4654012-f120-44f5-b259-67a6bcd7ea76.jpg

 

Përveç beretave me gjyrë, ato janë shfaqur edhe me beretat tradicionale ngjyrë të zezë.

Dy vajzat më me stil në Shqipëri na kanë thënë njëzëri që “beretat janë IN dhe trend edhe në verë”. Po, po e dëgjuat mirë. Jo vetëm beretat tradicionale të zeza, por ato vijnë më moderne dhe plot ngjyra.

 

x.png

elvanagjata-600x600.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036227703094482