INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë apo pula…ja dëshmia e punonjësve të magazinës në Fier

Drogë apo pula…ja dëshmia e punonjësve të magazinës në Fier

Publikuar më: 10:51 11-05-2018

Një ditë pasi policia zbuloi në laborator droge në Mbrostar Fier, është zbardhur edhe dëshmia e punonjësve të magazinës e cila ishte e mbuluar edhe më kashtë si mënyrë për të fshehur aktivitetin.

Nga dëshmitë e para, punëtorët kanë mohuar që ky laborator të ishte ndërtuar për kultivimin e kanabisit, duke deklaruar se po ndërtonin një pulari.

Laboratori ishte ndërtuar në tokën e shtetasit Vladimir Çilotaj, 50 vjeç Ai ishte arrestuar më parë për vjedhje dhe rrëmbim të një vajze.

Ndërkohë, laboratori me sipërfaqe 300 metra katror përmbante brenda bazë ushqimore për bagëtinë, por në brendësi hetuesit gjetën pajisje të montuara, që dyshohet se do të përdoreshin për kultivimin dhe përpunimin e hashashit.

Policia është vënë në kërkim të pronarit të tokës 50-vjeçarit Çilotaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996